Vjedhje e rëndë në Obrançë të Podujevës, dyshohet se hajnat vodhën mbi 40 mijë euro para dhe stoli ari
22 korrik 2024
| 11:12
Një rast i vjedhjes së rëndë dyshohet të ketë ndodhur në një shtëpi në fshatin Obrançë të Podujevës.
Disa persona kanë arritur të depërtojnë me forcë brenda një shtëpie, ku dyshohet se kanë arritur t’i marrin mbi 40 mijë euro para dhe stoli të arit.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga Prokuroria e Prishtinës.
Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me rastin, derisa po punohet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, derisa ende mbetet nën hetime policore deri në kapjen e personave të përfshirë.
Klankosova.tv kanë kontaktuar edhe me policinë por deri më momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.