Vjedhje e rëndë në poligonin ‘Patriot’ në Gjakovë, dëmi rreth 150 mijë euro

25 qershor 2024 | 15:28

Objekti i poligonit ‘Patriot’ në Gjakovë është thyer nga hajnat, në orët e para të së hënës, ku është vjedhur një sasi e madhe armatimi. Sinjali raportoi sot se të dyshuarit që arritën të kryejnë vjedhjen dyshohet se kanë vepruar në grup dhe arritën të iknin para se Policia të intervenonte pas denoncimit.

Sinjali ka mësuar se deri më tani është konstatuar se janë vjedhur dhjetëra armë, teksa ekzaminimet po vazhdojnë – ndërsa dëmi kap vlerën e rreth 150 mijë eurove.

Nga lokali kanë thënë shkurt për Sinjalin se akoma nuk dihet saktësisht për armët e vjedhura, po sasia sillet rreth 70 sosh.

Bazuar në informacionet e para, hajnat shkuan me plan që ta plaçkitin poligonin dhe shpëtuan nga prangat e Policisë edhe pse dikush e raportoi rastin.

Si rezultat, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar 15 vjet nga vdekja e ‘Mbretit të Popit’,…