Vjedhje në zyrat e ‘Bifurkacionit’ në Ferizaj
Një vjedhje ka ndodhur sot (e diel) në zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se nga hetimet e para, është mësuar se janë thyer dyert e zyrave dhe janë vjedhur DËR të kamerave të sigurisë.
“Sot, rreth ore 06:14 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Bifurkacioni’ në Ferizaj është një rast i vjedhjes. Policia e rendit e më pas policët hetues të stacionit në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin Nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyrave dhe janë demoluar zyrat dhe nga aty është vjedhur DËR e kamerave të sigurisë”, ka thënë Veseli për “GE”.