Vjehrri dhe kunati rrahin nusen në Rahovec

20 nëntor 2024 | 08:45

Një grua ka raportuar se më 30.10.2024 pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrri dhe kunati, në Rahovec.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se sipas viktimës ajo ishte e kanosur dhe më armë zjarri.

“Me 19.11.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se me datën e lart-cekur pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri dhe kunati). Sipas viktimës ajo ishte kanosur edhe me armë zjarri”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet në raport viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, rasti nën hetime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me miratimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ishte miratuar…