Vjehrri i Dua Lipës i bëri një super dhuratë Dukagjinit
20 tetor 2020
| 12:21
Babai i dy modeleve të famshme Gigi e Bella Hadid si dhe Anwarit, është i pandalshëm edhe në moshën 71-vjeçare.
Vjehrri i Dua Lipës, Mohamed, vendosi që të zgjeronte biznesin e tij dhe ka lançuar pak kohë më parë një brand caviari që mban emrin e tij.
Së fundmi, miliarderi ka vendosur që t’i bëjë një dhuratë edhe krushkut të tij, Dukagji Lipa.
Ka qenë ky i fundit që ka publikuar një foto dje në Instastory, ku shihen dy caviar, teksa ka shkruar: “Gjithë rruga, nga Los Angeles në Londër! Shumë dashuri për Anwar dhe Mohamed!”.