Vjen delegacioni i lartë nga BE-ja
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në aeroport ardhjen e delegacionit më të lartë të BE-së për vizitë në Kosovë.
Ajo ka pritur presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisionarin për Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe shefen për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini.
Ministrja Hoxha, në rrjetin social “Facebook” i ka falënderuar mysafirët e lartë për ardhjen.
Duke theksuar se “Kosova ishte, është dhe mbetet fuqishëm e përkushtuar për integrimin euro-atlantik. Secili ka përgjegjësi në këtë proces për realizimin sa më të shpejtë të procesit të integrimit evropian!”
Ja postimi i plotë i ministres Hoxha:
“Sapo arritën në Aeroportin “Adem Jashari”, delegacioni më i lartë ndonjëherë në Republikën e Kosovës nga Bashkimi Evropian. Besojmë fort se angazhimi ynë i përbashkët për liberalizimin e vizave do të japë rezultate.
Mirë se vjen, president i Komisionit Evropian, z. Jean-Claude Juncker, Komisionar për Fqinjësi të mirë, z. Johannes Hahn dhe Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, znj. Federica Mogherini.
Kosova ishte, është dhe mbetet fuqishëm e përkushtuar për integrimin euro-atlantik. Secili ka përgjegjësi në këtë proces për realizimin sa më të shpejtë të procesit të integrimit evropian!”.