Vjen ftesa e dytë për sot nga Gjykata Speciale
15 nëntor 2019
| 12:51
Ish-pjesëtari i Zonës Operative të Pashtrikut, Nevzat Kryeziu nga Suhareka është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Këtë e ka bërë me dije kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, edhe veterani Nevzat Kryeziu nga Suhareka, pjesëtar i Zonës Operative të Pashtrikut”, ka shkruar Gucati.
Kjo është ftesa e dytë për ditën e sotme e Gjykatës Speciale, pasi që gjatë ditës u bë me dije se ftesë ka marrë edhe ish-ushtari i UÇK-së, Sejdi Berisha nga Kijeva e Malishevës.
/Epoka e re/