Vjen goli i parë në ndeshjen Holandë-Angli

10 korrik 2024 | 21:12

Është një nisje perfekte e sfidës, me “Tulipanët” e Holandës që kanë marrë të parët avantazhin, në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit, përballë “Tre Luanëve” të Anglisë, duke iu afruar edhe më shumë finales së madhe të Euro 2024.

Pasi rrëmben një top në hyrje të zonës, “fantazisti” i “Tulipanëve”, Xavi Simons lëshon një predhë në hyrje të zonës, duke dërguar topin pas shpatullave, të Pickford. Rezultati shkon në 1 me 0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anibar ka kënaqësinë të…