Vjen goli i parë në ndeshjen Maltë – Kosovë
04 qershor 2021
| 18:20
Është shënuar goli i parë në miqësoren mes Maltës dhe Kosovës, e cila po zhvillohet në Austri. Në minutën e 19-të, “dardanët” kanë kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Milot Rashica. Pas një aksioni të bukur, Kastrati e shërbeu për mrekulli Rashicën, i cili nuk e pati të vështirë të dërgon topin në rrjetë.
Kjo është miqësorja e dytë në këtë muaj për “dardanët”, pasi të parën e zhvilluan kundër San Marinos në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe e fituan me rezultat 4-1.
/Epoka e re/