Vjen goli i tretë në ndeshjen Belgjikë-Japoni
02 korrik 2018
| 21:32
Ndeshja në mes Belgjikës dhe Japonisë është duke u shndërruar në një dramë të vërtetë, pasi brenda njëzetepesë minutave në pjesën e dytë u shënuan tre gola.
Pas dy golave të Japonisë, Belgjika është këndellur dhe shënoi golin e parë për rezultatin 1-2.
Autor i golit është Jan Vertonghen (69). Belgjika është duke sulmuar me të gjitha forcat dhe mbetët për tu parë a do të arrin të rikthehet në lojë.
/Epoka e re/