Vjen humbja e dytë radhazi për San Antonion
25 shkurt 2019
| 13:29
Është luajtur vetëm një ndeshje në kampionatin më të fortë të botës në basketboll. San Antonio Spurs është mundur për herë të dytë radhazi në NBA, në ditët e fundit.
Ka qenë New York Knicks, skuadra që ka triumfuar në shtëpi, në “Madison Square Garden”, me rezultatin 130-118. Vendësit nuk e kanë diskutuar për asnjë moment fitoren, teksa ka spikatur Damyean Dotson. Ky i fundit shënoi 27 pikë. Pas tij vijnë Kevin Knox me 19 pikë dhe 10 kërcime, si dhe Dennis Smith Jr. me 19 pikë dhe 13 asistime.
Te bardhezinjtë, DeMar DeRozan ishte më i miri, me 32 pikë. Pas kësaj humbjeje, San Antonio pozicionohet e shtata në klasifikimin e Konferencës Perëndimore, ndërsa New/ York Knick i 15-ti në Konferencën Lindore.