Vjen kërkimfalja e Grezdës
24 shtator 2019
| 17:14
Trajneri Stiven Gerrard ka vendosur përjashtimin përfundimtar të Eros Grezdës nga Rangersi. Gjithçka lidhet me një incident të turpshëm teksa sulmuesi shqiptar luante në ekipin e të rinjve. Grezda e ka humbur tërësisht kontrollin ndaj Ballymena, duke pështyrë një nga lojtarët kundërshtar.
Një nga çështjet më të komentuara kjo nga ana e medieve skoceze, ndërsa edhe vetë protagonisti e ka thyer heshtjen. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Grezda ka theksuar se ka edhe një anë tjetër të historisë, megjithëse e pranon se ishte e shpifur.
“E pranoj plotësisht që të pështysh është e shpifur, por ka gjithmonë dy anë të historisë. Kërkoj falje për veprimet e ditëve të fundit”, ka shkruar Grezda.