Vjen kundërshtimi i parë nga Amerika për bombardimet në Siri
14 prill 2018
| 14:50
Ish-kandidati për president në zgjedhjet e kaluara presidenciale të SHBA-së, Bernie Sanders, ka reaguar për vendimin e Donald Trump mbi sulmet ajrore drejt objektivave të regjimit sirian.
Ai nuk është pajtuar me vendimin e Trumpit, gjithashtu i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare për ndalimin e përdorimit të armëve kimike, raporton “Sky News”.
“Është Kongresi, dhe jo presidenti, i cili ka përgjegjësi kushtetuese për të bërë luftëra. Bashkësia Ndërkombëtare duhet të mbështesë ndalimin e përdorimit të armëve kimike, por mbetet e paqartë sesi Trump në mënyrë jo-ligjore dhe të pa-autorizuar sulmon Sirinë,” shkruan në Twitter, aktivisti veteran anti-luftë, Bernie Sanders.