Vjen medalja e tretë për Kosovën, Loriana e bronztë në ‘Minsk 2019’
24 qershor 2019
| 16:44
Kosova e ka fituar edhe medaljen e tretë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.
Pas Majlinda Kelmendit që e fitoi të artën dhe Nora Gjakovës që e fitoi të argjendtën, sot Lorina Kuka ia ka siguruar medaljen e tretë Kosovës, pasi e fitoi medaljen e bronztë.
Xhudistja pejane e mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë -57 kg. Sot garon edhe boksieri Patriot Behamri, i cili do të përballet me italiani Vincenzo Mangiacapre.
/Epoka e re/