Vjen mesazhi i presidentit pas votimit të qeverisë së re
03 shkurt 2020
| 20:57
Presidenti Hashim Thaçi ka mirëpritur votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re.
“Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/