Vjen reagimi i Ambasadës së ShBA-së pas dorëheqjes së Haradinajt

26 korrik 2019 | 17:07

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Në reagimin e kësaj ambasade është thënë se janë duke vëzhguar me vëmendje se si Kosova po ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e kryeministrit.

“Duke parë me vëmendje se si Kosova po ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e kryeministrit. Si do të trajtohet kjo do të tregojë forcën e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve”, është thënë në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes…