Vjen reagimi i “Besa Trans”: Jemi në bashkëpunim me organet
23 nëntor 2021
| 16:51
Ka reaguar kompania e autobusit të aksidentuar sot në Bullgari, ku kanë humbur jetën 46 persona.
“Besa Trans”, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke thënë se janë në bashkëpunim me organet kompetente të Bullgarisë dhe Maqedonisë me qëllim që të zbulohen sa më shpejt hetimet.
“Kjo është një tragjedi dhe ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin, pasagjerët tanë dhe stafin e agjensionit Besa Trans në Shkup. Kompania është në bashkëpunim me organet kompetente te R. Bulgaris dhe R.V.Maqedonisë me qellim që të zbulohen hetimet sa me shpejt. Zoti qoftë me Ju dhe familjet e viktimave, për të lënduarit shërim sa më të shpejtë, kurse viktimat ti shpërblej me parajsë”, është thënë në reagimin e kësaj kompania.