Vjen reagimi i kryeministrit Kurti pas largimit të deputetes Doarsa Kica: “Shumë suksese Partisë Guxo”
07 shtator 2022
| 19:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për aderimin e deputetes së Partisë Guxo në LDK, e cila ishte edhe pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti, me të dalë nga punimet e Kuvendit Zgjedhor të partisë që u themelua nga Presidentja Vjosa Osmani, u pyet nga gazetarët për Kica-Xhelilin.
Por, nuk dha asnjë koment, duke i uruar Guxo-s, suksese.
“Shumë suksese Partisë Guxo”, ka thënë Kurti gjersa hynte në veturën e tij zyrtare.
Agim Aliu dhe Hajredin Kuçi i vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë