Vjen reagimi i Osmanit për Mlladiqin: Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë kur vihet drejtësia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar disa orë pas vendimit të Tribunalit të Hagës për burgimin e përjetshëm të kriminelit Ratko Mlladiq.
Ajo përmes një postimi në llogarinë vet në “Twitter”, ka shkruar se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiqit e të tjerëve që ishin pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi.
“Kur shohim një verdikt të tillë sikurse ky i sotit, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit do ndjehen një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka tashmë dyshime se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiqit e të tjerëve që ishin pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi”, ka shkruar Osmani.
Osmani ka thënë se ky gjykim do të hyjë në histori si rast i rrallë kur vihet drejtësia, sepse sipas saj rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve.
“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë kur vihet drejtësia, ndonëse rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve”, ka shkruar ajo.
This judgement will go down in history as a rare case of justice delivered, but the region has a long way to go to ensuring other survivors & the families of the missing also get justice.
In the words of @POTUS ‘Justice & reconciliation are the foundation for peace & stability’. pic.twitter.com/cjZ19kRSf6
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 8, 2021