Vjen reagimi i parë i Bekim Jasharit pas rezultatit zgjedhor në Skenderaj

17 tetor 2021 | 23:19

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është aktualisht kryetar komune ka reaguar për Exit Pollet e fundit sa i përkët rezultatit të zgjedhjeve në këtë komunë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha.

Jashari ka thënë se gjatë ditës kanë raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.

“Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën”, ka shkruar Jashari.

Postimi i plotë i tij:

Mbështetja juaj në çdo takim, sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha.
Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.
Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”.
Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tonë.
Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën.
Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj.
Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dalur me njoftimin e ri.
I juaji çdo herë Bekim Jashari!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po vazhdon publikimin e rezultateve për…