Vjen reagimi i parë i presidentit Thaçi pas aktakuzës nga Specialja
25 qershor 2020
| 11:41
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë në lidhje me aktakuzën e dorëzuar nga prokurori i Gjykatës Speciale ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Ai sot ka bërë një veprim, duke ndryshuar fotografinë e kopertinës në llogarinë e vet në “Facebook”.
Thaçi në kopertinën e “Facebook”-ut ka vendosur logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Hashim Thaçi është njeri nga themeluesit e UÇK-së, duke ushtruar funksionin e drejtorit politik të saj.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.462757960461235/3943166932420303/?type=3&theater