Vjen reagimi i parë nga PDK-ja, Çitaku: Përparimit përgjigjen e merituar do t’ia japim zyrtarisht. Jo në ‘Facebook’
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar përmes një shkrimi në “Facebook” se ka shkarkuar nga pozita e nënkryetares Donjeta Sahatçiun nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila gjithashtu ka ushtruar edhe detyrën e drejtoreshës së Arsimit, pasi sipas tij, ka ngecje në fushën e digjitalizimit, e cila është udhëhequr nga Sahatçiu.
E ndaj këtij vendimi ka reaguar në “Facebook” nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, duke ia bërë me dije Përparim Ramës së përgjigjen për këto shkarkime do ta ketë shumë shpejt zyrtarisht nga PDK-ja dhe jo nëpërmjet “Facebook-ut.
Postimi i plotë i Çitakut:
Jam krenare sepse ti je vlere e shtuar per ne si vend.
E këto lojërat e ndyta politike janë posaçërisht të rënda për gratë profesioniste e të pakompremetuara. Shkarkimi përmes Facebook është më i lehtë kur mungojnë argumentet.
Jam krenare që nuk ke pranuar të jeshë pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badoc, qoftë në procesin e digjitalizimit.
Donjetë, je dhe ke me mbetë faqebardhë. Vetëm përpara.
E Përparimit përgjigjen e merituar do t’ia japim zyrtarisht. Jo në Facebook.