Vjen reagimi i parë nga Rusia për vdekjen e senatorit McCain
26 gusht 2018
| 19:56
I vetmi që është shprehur deri më tani për vdekjen e senatorit John McCain në Rusi, është lideri çeçen Ramzan Kadyrov.
“Vdiq senatori John McCain. Ai ishte në mesin e politikanëve amerikanë që e urrenin në mënyrë të pashpjegueshme Rusinë. Atij nuk i pëlqente fakti që Rusia ekziston. Rusia ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë. Ai iku me caktimin e Allahut”, tha Kadyrov.
McCain kishte një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë.
Një vit më parë i tha Vladimir Putinit se do ta “paguante për sulmin ndaj demokracisë amerikane”.