Vjen reagimi i Rusisë pasi Kosova i shpalli persona “non-grata” dy zyrtarët rusë
Ambasada e Rusisë në Serbi ka reaguar pas vendimit të autoriteteve në Kosovë që t’i shpallin dy shtetasë rusë si persona “non-grata”.
Ambasada ruse për TASS të premten ka thënë se nuk njohin pavarësinë e Kosovës, qeverinë dhe “strukturat” e saj, duke shtuar se ky vendim nuk ka asnjë forcë legale.
“Ne i konsiderojmë këto përpjekje për të penguar diplomatët rusë të akredituar në UNMIK për të kryer aktivitetet e tyre të ligjshme që janë tërësisht brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar si absolutisht të papranueshme”, tha ambasada në një deklaratë.
Ndryshe, me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, dy shtetas rusë janë shpallur si ta padëshirueshëm në Kosovë, përcjell Demokracia.com.
Sipas vendimit të publikuar, personat e shpallur non grata janë Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev.
Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky vendim ka ardhur për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.