Vjen reagimi i Shaqirit, pas kritikave të vëllezërve Neville
26 korrik 2018
| 12:22
Xherdan Shaqiri iu është përgjigjur kritikave të legjendave të Manchester Unitedit, Gary dhe Phil Neville.
“Ata ishin lojtarë të Manchester Unitedit. Ndoshta atyre nuk u pëlqen Liverpooli. Disa njerëzve u pëlqen, disave jo. Nuk dua të komentoj deklaratat e personave që nuk i njoh”, ka thënë Shaqiri.
“Mendoj se tashmë kam luajtur për tri vite në Premierligë dhe e kam dëshmuar se mund të luaj aty. Unë mund të shënoj gola dhe të bëj asistime. E njoh këtë ligë mirë. Kam shumë përvojë. Isha golashënuesi më i mirë në Stoke City me gola dhe asistime, kështu që nuk kam pse të them më shumë. Mendoj se të gjithë e dinë se isha lojtari më i mirë sezonin e kaluar. Ndërgjegjja ime është e pastër”, ka deklaruar Shaqiri.