Vjen reagimi i Vetëvendosjes para seancës konstituive për LDK-në
Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se beson se në LDK ka të tillë që e duan ndryshimin e menjëhershëm që i nevojitet vendit.
Ajo ka thënë ka kohë akoma deri të fillimi i seancës. “Pas kësaj vazhdohet me tjera afate. Ne jemi për të gjetur zgjidhje, por jo përtej çdo racionaliteti”, ka shkruar Nagavci.
Ajo ka theksuar se interesi i vendit është krijimi i menjëhershëm i institucioneve, hapja rrugë profesionistëve e vendosja e standardeve të reja në qeverisje, në udhëheqje, në drejtësi, gjithandej në shoqëri.
Postimi i plotë i saj:
Dua të besoj se në LDK ka të tillë që e duan ndryshimin e menjëhershëm që i nevoitet vendit.
Dua të besoj se deklarimet elektorale s’kanë qenë farsë e fjalë koti.
Dua të besoj se ka zëra e mendje racionale që marrin vendime në të mirë të vendit.
Këta zëra duhet t’i dëgjojmë sot, tani.
Pres që diskutimet të jenë të bazuara në interesin e vendit.
E interesi i vendit është krijimi i menjëhershëm i institucioneve, hapja rrugë profesionistëve e vendosja e standardeve të reja në qeverisje, në udhëheqje, në drejtësi, gjithandej në shoqëri.
Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi luksin të dekurajojmë rininë e as nevojë të mobilizohemi dhe një herë për zgjedhje.
Energjia që do të shpenzohej për të na sjellur në të njejtën situatë, ku LV! del sërisht e para, (edhe pse me siguri me numër më të madh të deputetëve) do duhej orjentuar në mirqeverisje që tani. Kemi shumë punë përpara.
Ka kohë akoma deri te fillimi i seancës. Pas kësaj vazhdohet me tjera afate. Ne jemi për të gjetur zgjidhje, por jo përtej çdo racionaliteti.