Vjen reagimi i Macronit pas vendimit të Trumpit për tërheqje nga marrëveshja bërthamore
Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë pritur me keqardhje vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, tha sonte presidenti francez, Emmanuel Macron.
Presidenti francez shtoi se vendimi i Shteteve të Bashkuara vë në pikëpyetje marrëveshjen e mospërhapjes së armëve bërthamore.
Macron tha se Franca do të punojë për një marrëveshje më të gjerë, e cila përfshin aktivitetet bërthamore të Iranit, programet për zhvillimin e raketave balistike dhe aktivitetin rajonal.
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtare, si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit.
“Njoftoj sot se SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore iraniane”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.