Vjen reagimi nga anëtari i PDK-së pas ‘mallkimit’ që u bëri atyre që s’e votuan
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Haki Morina, i cili nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, gjatë ditës “mallkoi” të gjithë ata që ia premtuan votën, por nuk ia dhanë.
“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte kanceri, sida dhe Covid19”, ishte postimi i tij i parë, e që më pas u editua disa herë.
Por, pasi ky postim u be “viral”, ai reagoi duke thënë se ai postim ishte humor i tij.
“Pak më parë e bera një statuse gjysmë humori, duke mallkuar ata që vullnetarisht janë lajmëruar për të më votuar, por edhe lobuar, dhe në fund se kanë dhënë as votën e tyre. E kapin dhe e botojne me shpejtësi shumica e portaleve, duke e ditur që mileti ynë injorant nuk e kupton drejt, në mënyrë që të kene klikime sa më shume”, shkruan Morina në Facebook.
“Ata që janë lajmëruar vullnetarisht, e s’me kanë votuar mund të numërohen në gishta. Unë për ta e kam pas fjalën, dhe jo për qindra mijëra njerëz që s’me njohin, e as nuk i njoh. Unë kurr skam qenë në pushtet, qe indirekt apo direkt qe te kem sadopak përgjegjësi për veprimet 20 vjeçare të politikës së Kosovës. Përkundrazi, tërë jetën kam vuajte nga politika”, shkruan tutje Morina në postimin e tij.
Ai thotë se “është hera e parë që kandidoj për deputet në parlament, dhe skam pase si t’ua mbajë fjalën asnjë votuesi. Përkundrazi, unë ua kam mbajte fjalën Kosovës prej moshës 17 vjeçare kur edhe jam burgosur për herë të parë”.
Madje lë në faj mediat për shkrimet që bëri vet ai.
“Te abuzosh me kësi lloj veprimesh siç bënë sot portalet me turmën injorante te haxhi qamileve është e dëmshme për të ardhmen e Kosoves. Mediat, e në veçanti portalet, janë ato që e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë interesin e Kosovës. Është interesant se shumë lexues që janë edhe të shkolluar nëpër podrume, e sidomos ata të pas luftës, nuk dinë të lexojnë. Ooo milet, mësohu të lexosh njëherë, e pastaj komento. Tash këtë status timin sigurisht që nuk e botojnë, sepse atyre ju duhen vetëm postimet që ju shërbejnë linqimit te njerëzve të pafajshëm”, përfundon shkrimi i tij.