Vjen risia e shumëpritur në “Google Maps”
“Google” vjen me një risi. Kompania e cila vitin e kaluar prezantoi mundësinë që përdoruesit mund tu dërgonin mesazhe bizneseve përmes profileve të tyre në “Google”.
Tani “Google” ka shtuar dhe elementin e “Mesazheve” në aplikacionin e hartave “Google Maps”.
Çdo mesazh që keni dërguar tek bizneset do të shfaqet në “Google Maps” për iOS dhe Android.
Ju duhet të klikoni butonin e menusë dhe më pas opsionin “Messages”.
Për shembull mesazhet mund të përdoren për të porositur ëmbëlsira, ushqime, veshje apo çfarëdolloj gjëje tjetër, pa pasur nevojë të shkoni në dyqan. Sigurisht që ky aplikacion nuk është i vlefshëm për të gjithë bizneset.
Për të kontaktuar një biznes duhet të ketë aplikacionin “Google My Bussines” në mënyrë që të regjistrojë mesazhe. Sipas “Google”, krijimi i kësaj mundësi është që bizneset të kenë mundësi të jenë në kontakt me klientët e tyre./lexo.al/