Vjen shkarkimi i trajnerit të parë në Kosovë
02 shtator 2019
| 13:07
Kanë mjaftuar vetëm tri xhiro për tu zhvilluar në IPKO Superligën e Kosovës në futboll që të shkarkohet trajneri i parë. Bëhet fjalë për Bekim Shotanin, i cili edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me skuadrën e Vushtrrisë.
“Ju njoftojmë se pas mbledhjes së mbajtur me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe kryetrajnerit është vendosur për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Bekim Shotanin, shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë publikisht për kontributin, duke i dëshiruar suksese dhe gjitha të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Vushtrrisë.
/Epoka e re/