Vjen sinjali i parë nga BE-ja për liberalizimin e vizave

16 shkurt 2018 | 17:19

Eurodeputetja në Parlamentin Evropian (PE), Tanja Fajon, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes të Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin, duke thënë se PE-ja do të aktivizohet në liberalizimin e vizave sapo të plotësohen dy kushtet, ratifikimi i demarkacionit dhe luftimi i korrupsionit.

Ajo në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ia ka hapur dyert Kosovës.

“E mirëpresim nënshkrimin e aneks-marrëveshjes mes Kosovës dh Malit të Zi për demarkacionin. Si raportuese qëndrojë e përkushtuar për liberalizimin e vizave”.

“Ne do ta procedojmë në Parlamentin Evropian kur të plotësohen dy kushtet. Këtë ua kemi borxh qytetarëve”, ka shkruar Fajoni.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një shkrim autorial për gazetën prestigjioze amerikane, “The Wall…