Vjena kërkon sqarime nga Berlini pas akuzave të tjera për spiunazh
Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen kërkoi sqarime nga ana e autoriteteve gjermane, ndërkohë që kancelari Sebastian Kurz i kërkoi Berlinit një bashkëpunim të mirë për zbardhjen e informacioneve të shtypit që implikojnë shërbimet e jashtme sekrete gjermane (BND).
E përditshmja “Standard” konfirmoi në numrin e saj se dispononte një listë me personat e spiunuar nga BND në vitet 1999 dhe 2006 duke përshirë rreth 2 000 numra telefoni fiks dhe celular, fax-e dhe adresa elektronike të ministrive, organizatave ndërkombëtare, ambasadave, kompanive të vendosura në Austri.
Edhe e përjavshmja austriake Profil ka publikuar të njëjtat informacione.
Mes organizatave ndërkombëtare bëjnë pjesë Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (AIEA), që e kanë selinë në Vjenë.
“Të spiunosh shtetet mike nuk është vetëm e rrallë dhe e padëshirueshme, por është gjithashtu e papranueshme”, deklaroi presidenti austriak në një konferencë shtypi me kancelarin Kurz, i thirrur për këtë çështje, përcjell Atsh.
“Veprime të tilla do të vinin në pikëpyetje besimin afatgjatë mes shteteve”, shtoi presidenti austriak, Alexander Van der Bellen Bellen, ndërkohë që kryeministri u tregua më i rezervuar duke kujtuar se Gjermania ishte një partnere e rëndësishme.