Vjenezët ofrojnë banesat e tyre si një strehë për personat që mbetën jashtë

03 nëntor 2020 | 21:31

Vjenezë të shumtë treguan solidaritetin e tyre në rrjetet sociale dhe ofruan apartamentet e tyre si strehim.

Pas sulmit terrorist në qendër të Vjenës të hënën, pjesë të qytetit u rrethuan nga policia dhe popullatës iu kërkua të mos hynte në ato rrugë.

Si rezultat, shumë njerëz kërkuan strehim në bare, restorante ose teatro për orë të tëra dhe shumë nuk dinin si të shkonin në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Si përgjigje, një valë solidariteti u formua në mediat sociale. Duke përdorur hashtags si #opendoorsvienna ose #SchwedenplatzTür, shumë vjenezë ofruan apartamentet e tyre si një strehë për njerëzit e bllokuar.

“Dera ime është e hapur në 1070 nëse dikush nuk arrin të shkojë në shtëpi”, ishte një shkrim në Twitter. “Nëse dikush ka zbarkuar në Simmering dhe nuk di se ku të shkojë: dera është e hapur!”, shkroi një tjetër përdorues i Twitter.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në minutën e 25-të, Karim Benzema e ka kaluar Real…