Vjosa e para, Glauku i dyti në Junik
16 shkurt 2021
| 15:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve që kanë marrë kandidatët për deputet nga të gjitha subjektet politike nëpër komuna.
Në komunën e Junikut nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Vjosa më e votuara është Vjosa Osmani me 367 vota.
Pas Osmanit më i votuari është Glauk Konjufca me 245 vota. E treta renditet Donika Gërvalla-Schwarz me 172 vota.
Vota të konsiderueshme kanë marrë edhe Vasfije Blair ku ka marrë 89 vota, pas saj renditet Arben Vitia me 88 vota dhe Avni Dehari me 70 vota.