‘Vjosa i hyp luksit’: Presidentja Osmani në Viti me veturë të blinduar të AKI-së
Vetura që u cilësua si luksoze me të cilën u pa presidentja Vjosa Osmani-Sadriu në Viti i ishte caktuar të shfrytëzohet si e përshtatshme për detyrën e postin raportohet të jetë e caktuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) pasi vetura paraprake ka defekt që pret procedurat e duhura për riparim.
Më shumë se 500 mijë euro ka kushtuar Mercedes-Benz G-Class i blinduar sipas raportit të Paparaci që i referohet burimeve që thonë se ky automjet i blinduar është blerë gjatë vitit të kaluar.
Tutje raportojnë se me këtë veturë të blinduar, e para ndonjëherë në Kosovë, endet shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.
Presidenca doli me reagim pas raporteve se është çështje luksi e presidentes Osmani, duke i vlerësuar si tendencioze ato raportime. Sqarohet se vetura i është caktuar nga institucionet e sigurisë pas defektin në automjetin paraprak dhe nuk ka të bëjë me përzgjedhjen e tyre autoriteteve të sigurisë sipas neojave dhe përshtashmërinë e postit dhe detyrës së presidentit në përputhje me legjislacionin.
“Reagim Disa portale online sot publikuan lajme me titullin “’Varfëria’ e politikanëve- Vjosa Osmani zbret nga ‘Mercedes G-Class’ në Viti”, ose tituj të ngjashëm I njoftojmë qytetarët e Kosovës se ajo veturë nuk është pronë personale e Presidentes Osmani e as veturë e Presidencës, por veturë e institucioneve të sigurisë në Kosovë, e cila është shfrytëzuar rregullisht edhe nga institucionet e tjera. Tani po shfrytëzohet përkohësisht nga Presidenca ngase vetura që është shfrytëzu deri tash ka defekt teknik dhe për shkak të vlerësimeve nga institucionet e sigurisë për sa i përket llojit të automjeteve që mund të përdoren për kreun e shtetit. Sipas ligjit, siguria e Presidentes, përfshirë edhe çështjet logjistike që lidhen me ofrimin e sigurisë, janë çështje që u takojnë Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sigurisë në Kosovë. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës fton mediat që t’i shmangin raportimet tendencioze dhe t’i verifikojnë faktet përpara se të publikojnë lajme të tilla.”