Vjosa këndon me të bijat (Video)

03 maj 2020 | 10:49
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ditët e pandemisë duket se po i kalon mjaft mirë me familje. Në llogarinë e saj në “Twitter” Osmani e ka publikuar një video ku shihet dhe dëgjohet duke kënduar së bashku me dy vajzat e veta.

Në gjuhën angleze ajo është shprehur se vajzat e saj janë motivimi i saj i përditshëm: “Vajzat e mia janë motivimi im i përditshëm që më bëjnë të besoj se një nënë e binjakëve mund të bëjë çfarëdo. Përmes zërit të Miriam Canit dhe Alban Skenderajt kemi kënduar ‘Ti je Dhurata’ për të gjithë fëmijët të cilët janë duke frymëzuar prindërit e tyre të jenë të guximshëm dhe të mos heqin dorë kurrë”.

My girls are my everyday motivation & make me believe that a mom of twins can do anything. Through the voice of #MiriamCani & #AlbanSkenderaj we sang #TiJeDhurata for all the kids out there, who are inspiring their parents to be courageous & never give up.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër lëvizje në administratën e Trump. Tashmë ish gazetarja…