Vjosa me pesë përforcime e synon titullin e kampionit në futsall

28 janar 2025 | 10:54

Vjosa është një nga klubet më të organizuara në futsallin kosovar, ndërsa në këtë sezon po i pretendon pozitat e para dhe trofetë.

Klubi nga Komuna e Shtimes aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Superligën e Kosovës në futsall, më 18 pikë, aq sa i kanë edhe Drenica e Mabetexi.

Vjosa ka qenë aktive në afatin kalimtar të janarit duke i sjell deri tash pesë lojtarë, tre nga Venezuela dhe dy nga Maqedonia e Veriut.

Jesus Chavela Vidal, Jesus Rivas dhe Alexander Moreno janë lojtarët cilësorë të afruar nga vendi jug-amerikan.

Lojtarët që vijnë nga ky vend shpesh kanë treguar kualitet të lartë në futsallin kosovar.

Po ashtu është afruar portieri i talentuar meqedonas, Antonio Petrovski dhe talenti tjetër, po ashtu nga shteti fqinj, Mario Blagojevski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot një veturë është aksidentuar me trenin e udhëtarëve në…