Vjosa më shumë se vetë Vetëvendosja u gëzua që fitoi Vetëvendosja
01 dhjetor 2020
| 08:37
Ish-ministri LDK-së, Astrit Haraqija, ka thënë se LDK-ja duhet të mblidhet dhe ta analizojë mirë situatën në të cilën gjendet. Ai tha se LDK-ja nuk duhet të sjellë parashutistë brenda partisë duke aluduar në Vjosa Osmanin.
Haraqija në Pressing të T7 tha se Osman i është gëzuar fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet komunale në Podujevë më shumë se vetë Vetëvendosja.
“LDK-ja duhet me ba vetëkritikë, nuk duhet me pru parashutistë. Duke fillu nga zonja Osmani. Ma shumë u gëzu ajo që ka fitu Vetëvendosja sesa Vetëvendosja vetë. Nuk është problemi im ky. Ky është problem i zotit Mustafa që është kryetar i partisë. Mua kur më ka mund zotëri Mustafa jam tërhequr, nuk e kam kallur shtëpinë. Prandaj po them parashutiste”, tha Haraqija.