Vjosa Osmani ftohet në inaugurimin e Erdoganit si president
31 maj 2023
| 14:48
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar ftesën e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Osmani është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij më 3 qershor.
Erdogani ka fituar zgjedhjet të dielën që shkojë përballë rivalit Kemal Kiliçdaroglu.
Erdogani, kandidati presidencial i Aleancës Popullore fitoi zgjedhjet, duke marrë mbi 52 për qind të votave. Deri më tani janë numëruar mbi 98 për qind e votave, ndërsa mbështetësit e liderit turk kanë nisur festën.