Vjosa Osmani: Gjithë jetën time në politikë e kam pasur një referencë: Dr. Ibrahim Rugova

03 shkurt 2020 | 22:59

Vjosa Osmani tanimë është gruaja e parë kryetare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e pas dorëzim-pranimit të detyrës së saj ka bërë një status në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo, mes të tjerash, ka bërë me dije se ka punuar pareshtur.

“I falenderoj të gjithë deputetët për besimin që të udhëheqë Kuvendin e Republikës së Kosovës, tempullin e demokracisë ku përfaqësohet sovrani. Falenderoj Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë time të 20 viteve, për besimin dhe përkrahjen”, ka theksuar Osmani.

Postimi i plotë i Osmanit:

Të dashur e të respektuar qytetarë,

Gjatë gjithë angazhimit tim politik, qe gati 2 dekada, një gjëje nuk i jam ndarë asnjëherë: respektimit të vullnetit tuaj.

Gjithë jetën time në politikë e kam pasur një referencë: Dr. Ibrahim Rugova.

Asnjëherë, pavarësisht pengesave gjatë rrugës, nuk kam reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të jetësohet.

I falenderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kurrë nuk u ndalën se besuari se është vota e vullneti i tyre që do të bëjnë ndryshimin e madh në vendin tonë të dashur.

I falenderoj të gjithë deputetët për besimin që të udhëheqë Kuvendin e Republikës së Kosovës, tempullin e demokracisë ku përfaqësohet sovrani. Falenderoj Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë time të 20 viteve, për besimin dhe përkrahjen.

Uroj Qeverinë e Republikës së Kosovës, udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti dhe gjithë kabinetin qeveritar për  marrjen e detyrës dhe shpresoj që me punën e tyre do të na bëjnë të gjithëve krenarë. Do të punojmë fort dhe bashkë me njëri-tjetrin e me miqtë e Kosovës që ky vend, të jetë i denjë për të mos e braktisur kurrë.

Asnjëherë, të dashur qytetarë, nuk do të harrojmë se jemi aty për Ju e për secilën pëllëmbë të Kosovës. Secili prej nesh është mirënjohës ndaj jush dhe vullnetit Tuaj, deri në përulësi.  Nderimi ynë më i madh për të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë, deri edhe jetën e tyre, do të jetë nëse me nder e përgjegjësi punojmë për të gjallët dhe nëse Kosovën e bëjmë vend me të cilin krenohen gjeneratat pas nesh.

Ne, jemi Ju!

Sinqerisht e Juaja,  Vjosa Osmani-Sadriu./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli e ka mundur me rezultat 2-4 Sampdorian sonte me…