Vjosa Osmani ia bartë përgjegjësitë Glauk Konjufcës
22 mars 2021
| 12:08
Vjosa Osmani ia ka bartë përgjegjësitë e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës.
Osmani e ka quajtur Konjufcën deputet shembullor, teksa ka shtuar se Kuvendi i Kosovës duhet jetë shtëpi e qytetarëve.
“Pas votimit të suksesshëm, kam nderin që t’ia bartë përgjegjësitë kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës. Deputetit dhe përfaqësuesit shembullor”,ka thënë Osman, duke i uruar suksese Konjufcës.
“I uroj shumë suksese Glauk Konjufcës…Të gjitha dosjet që i kemi, nga fushat që i kemi mbuluar do t’i transferojmë gjatë ditës së sotme”, ka thënë Osmani.
Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit me votat e 69 deputetëve.