Vjosa Osmani ia merr disa asamblistë LDK-së në Ferizaj

25 dhjetor 2020 | 14:24

Pesë asamblistë të LDK-së në Komunën e Ferizajt i janë bashkuar Vjosa Osmanit, e cila ka paralajmëruar se në zgjedhjet e reja do të garojë me një iniciativë qytetare.

Lajmin ka konfirmuar për “Express”, Muharrem Sfarqa, kryetar i Degës së LDK-së në Ferizaj dhe njëri nga asamblistët e larguar që ka treguar edhe arsyet pse kanë marrë këtë vendim.

“Po është e vërtetë. Ne nja pesë asamblistë dje kemi shkuar në Presidencë për tu takuar më zonjën Vjosa Osmani. Ne në zgjedhje do ta mbështesim listën e saj. Ky hap vjen pasi mendojmë që është zgjedhja e duhur për vendin. Kështu që do të mbështesim atë”, ka thënë Hesat Shatrolli, një nga asamblistët që tashmë iu është bashkuar Osmanit në iniciativën e re.

“Express” merr vesh se asamblistët që janë bashkuar me Osmanin janë Hysnije Shamolli – Mustafa, Burim Karameta, Balton Dërguti, Ekrem Mustafa dhe Hesat Shatrolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm aspak i mirë për adhuruesit e futbollit në…