Vjosa Osmani kujton Enver Malokun në 21-vjetorin e vrasjes së tij
11 janar 2020
| 18:33
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar gazetarin Enver Maloku në 21-vjetorin e vrasjes së tij.
Osmani ka thënë se Maloku u vra në sy të familjes së tij.
“Enver Maloku – Zëdhënësi i pavarësisë, siç e quante Presidenti Rugova, u vra 21 vjet më parë, në sy të familjes. Sot, bashkë me familjen e tij, e kujtuam jo vetëm veprën e tij prej gazetari, politikani e atdhetari, por edhe karakterin e tij prej një jokonformisti – që kurrë nuk u dorëzua para padrejtësive”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.