Vjosa Osmani, më e votuara në zgjedhjet e 14 shkurtit
04 mars 2021
| 12:14
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Vjosa Osmani që garoi në kuadër të listës së Vetëvendosjes, është personi më i votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan “Epoka e re”.
Sipas rezultatit, Vjosa Osmani, ka marrë më së shumti vota, përkatësisht 300.788 vota.
Glauk Konjufca ka marrë 200.641 vota.
Ndërkaq, bartësi i listës së PDK-së, Enver Hoxhaj ka fituar 100.518 vota, pasuar nga Avdullah Hoti i LDK-së me 69.640 vota, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka siguruar 41.406 vota dhe Sllavko Simiq nga Lista Serbe ka fituar 19.728 vota.