Vjosa Osmani merr mbi 13 mijë vota në Vushtrri
16 shkurt 2021
| 15:32
‘Desidentja’ e LDK-së, Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e jashtëzakonshme të përgjithshme që u mbajtën të dielën, ka kandiduar në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosje, në Vushtrri dhe ka marr numër rekord të votave. Sipas informatave nga KKZ-ja komunale, Vjosa Osmani është më e votuara nga lista e VV-së.
Sipas burimeve të Gazetës, në gjithë territorin e Komunës së Vushtrrisë në 92 vendvotime, Vjosa Osmani ka marrë gjithsejtë 13 396 vota, duke shënuar rekord të votave të kandidatëve në zgjedhje të përgjithshme në Vushtrri.
Ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura me 6 tetor të vitit 2019 Vjosa Osmani që në atë kohë ishte bartëse e Listës së LDK-së, sipas KQZ kishte fituar rreth 5900 vota në Vushtrri