Vjosa Osmani: Minatorët duhet të kenë kushte të dinjitetshme

20 shkurt 2021 | 18:51

Në 32-vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka theksuar se sot kujtojmë me respekt luanët e nëntokës, të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën.

“Kërkesat e tyre tejkaluan aspektet sindikale, duke u bërë pikë reference për rezistencë kundër regjimit dhe hegjemonisë serbe. Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues që promovonte e praktikonte diferencimin dhe pabarazinë”.

“32 vite pas, përveç se të kujtojmë tërë këtë sakrificë, duhet të punojmë pandalshëm që minatorët tanë të punojnë në kushte të dinjitetshme e të vlerësohen si duhet për punën e tyre”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet prej 2.5 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen…