Vjosa Osmani nuk po merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së
23 prill 2020
| 11:14
Është bërë një orë e gjysmë që kryesia e LDK-së ka filluar mbledhjen në selinë qendrore në Prishtinë, në të cilën do të vendosë për emrin e mandatarit për kryeministër. Në takim ende nuk po merr pjesë nënkryetarja e partisë dhe kryeparlamenarja Vjosa Osmani, e cila është deklaruar kundër një koalicioni me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet. Ende nuk dihet nëse ka qenë e ftuar ajo në këtë takim.