Vjosa Osmani organizon festë në Presidencë

05 prill 2021 | 00:02

Vjosa Osmani nga sot është Presidente e Kosovës.

Zgjedhja ka çliruar Albin Kurtin dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe Kuvendit që i janë bashkuar festës në Presidencë.

Në një foto të postuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli duken liderët e shtetit, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca duke festuar pas zgjedhjes së presidentes.

Bashkë me Kryeministrin Kurti, Zv kryeministren Gërvalla, Kryetarin e Kuvendit Konjufca, ministra e deputetë, duke uruar detyrën Presidentes Vjosa Osmani.

Ditë e mirë për demokracinë. Kosova kompleton suksesshëm institucionet e saj, dhe hyn në fazën e stabilitetit”, shkruan Haxhi Avdyli në statusin e tij në ‘Facebook’.

Me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, peofesori Ardian Kastrati, ka reaguar pas kritikave…