Vjosa Osmani pret vizitoret e para pas marrjes së detyrës
04 shkurt 2020
| 10:01
Vjosa Osmani dje ka marrë zyrtarisht pozitën e kryeparlamentares në legjislaturën e shtatë në Kosovë.
Menjëherë në ditën e parë të punës Osmani ka pritur vizitoret e veçanta në punë.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Osmani ka bërë me dije se vajzat e saj e kanë vizituar në punë.
“Mirëmengjesi nga dy vizitoret e para pas marrjes së detyrës së re”, ka shkruar Osmani.