Vjosa Osmani: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga LDK-ja
Vjosa Osmani, e kandiduar nga LDK-ja për kryeministre, në emisionin Pressing të T7 ka treguar se në cilën fazë janë bisedimet për koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Osmani mohon se deri tash kanë biseduar konkretisht me Albin Kurtin rreth postit të kryeministrit, megjithatë thotë se bisedimet do të intensifikohen tri ditëve në vijim.
“Ata edhe pse kanë shprehur deklartivikisht vullnetin, duhet të shkojnë me hapa konkretë. Ka vullnet për bashkëpunim dhe ky është hap tejet pozitiv, por kemi nevojë që në tri ditët e ardhshme të kemi bisedime intensive”, ka thënë Osmani.
Në LV kanë deklaruar se Kurti do të jetë kandidati për kryeministër dhe LDK duhet ta pranojë këtë për një koalicion.
Osmani thotë se është partia e saj që do ta udhëheq qeverinë, bashkë me LV-në.
“Qeveria e ardhshme që do të udhëhiqet nga LDK, në bashkëpunim me Vetëvendsjen do të bëjë luftë të pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të rrënjosur”, ka thënë Osmani.